Osmani takoi presidentin gjerman, e njoftoi për dialogun Kosovë-Serbi
Lexohet për: 1 min.
Fvg4S9rWwAAZjQN
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur sot se ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ajo ka deklaruar se me Steinmeierin ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

https://kosovapress.com/admin/kurti-publikon-versionin-e-tij-per-vetemenaxhimin-e-serbeve/

“E kam njoftuar presidentin për dialogun dhe e kam falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë për integrimet euroatlantike të Kosovës.”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 2 maj në Bruksel kanë nënshkruar deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, në takimin e tyre është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit nga ish-ekipi menaxhues, i cili sipas kryeministrit Kurti është i papranueshëm për Kosovën./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/njohesi-i-dialogut-propozimi-i-kurtit-per-asociacionin-te-kete-mbeshtetjen-e-shba-se-dhe-be-se/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bborrell-kemi-bere-nje-hap-drejt-themelimit-te-asociacionit/
https://kosovapress.com/admin/haradinaj-shba-dhe-be-e-ka-nje-draft-statut-per-asociacionin-ne-perputhje-me-kushtetuten/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025