Osmani takoi përfaqësuesit e American Councils dhe KAEF-it
Lexohet për: 2 min.
Osmanii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e American Councils dhe Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF).

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje dhe vlerësime për mbështetjen e vazhdueshme që ky program ofron për studentët kosovar, të cilëve u mundësohen studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se këto shkëmbime janë në interes të përbashkët të të dy vendeve.

Tutje, presidentja Osmani theksoi se programe të tilla thellojnë më tej bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Në takim u diskutua për mundësitë që një program i tillë ofron për zhvillimin dhe avancimin e sektorëve kyç dhe profesioneve të shumta në vend, në mesin e të cilave edhe shumë fusha e programe inovative e shumë të rëndësishme për zhvillimin e tregut të punës në përputhje me trendet më të reja dhe nevojat e shumta.

Ndërsa, nga ana e American Councils dhe KAEF-it, u shprehën mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Presidentes Osmani, si dhe vlerësuan lartë ndihmën e ofruar këtë vit nga Qeveria e Kosovës përmes ndarjes së fondeve me të cilat është garantuar vijimi i punës dhe krijimi i mundësive shtesë edhe për shumë studentë të tjerë në vitet në vijim. 

Përmes një komunikate për medie thuhet se American Councils vepron edhe në Republikën e Kosovës dhe është organizatë ombrellë e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-së.

“Në mesin e këtyre programeve është programi KAEF, përmes të cilit mbi 113 studentë kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara përmes bursave të plota”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024