Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar.
Në takim me deputetin Lammy, siç u bë e ditur në komunikatë, Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që nga vitet e 90-ta dhe në këtë kontekst, kërkoi mbështetje të metëjme për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë periudhë.
“Presidentja Osmani shtoi se Kosova ka ende nevojë për mbështetjen e aleatëve sikurse Mbretëria e Bashkuar, në mënyrë që të bëhen hapa përpara në forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të pozitës ndërkombëtare si dhe në luftimin e tendencave destabilizisuese ruso-serbe. Në veçanti, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, si prioritete imediate.
Në takim, u diskutua edhe për procesin e dialogut me Serbinë, me ç’rast, Osmani përsëriti faktin se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, e cila po përballet me obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë.