Osmani takohet me homologun çek, diskutojnë për forcimin e partneritetit
Lexohet për: 1 min.
vjosa osmani me presidentin cek
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin çek, Petr Pavel, takim për të cilin Osmani tha se ishte takimi i parë bilateral në nivel presidentësh.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se temë e takimit ishte forcimi i partneritetit mes të dyja vendeve.

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh. Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024