Osmani: Serbia vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat për të zhdukurit
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur në krye me Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës. Për fat të keq, Serbia akoma vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat, përkundër marrëveshjes së Brukselit që e detyron atë t’i hapë ato.

“Presidentja Osmani riafirmoi angazhimin dhe përpjekjen e saj jo vetëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, por edhe për të vënë në vend drejtësinë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024