Osmani: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet NATO-s
Lexohet për: 1 min.
osmani-200324
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e NATO-s, derisa shkel vlerat kryesore që qëndron aleanca veri-atlantike.

Sipas saj, kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s ofendon jo vetëm çdo shtet demokratik por edhe të gjitha viktimat e Serbisë së Millosheviqit.

Duke reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikanë në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, e para e vendit tha se Serbia fle ende mbi varreza masive dhe se nuk është ballafaquar ende me të kaluarën gjenocidale.

Këto komente Osmani i bëri para gazetarëve,  pas adresimit në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024