Osmani: Rezultatet e zgjedhjeve theksojnë nevojën për kompromis
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani: Rezultatet e zgjedhjeve theksojnë nevojën për kompromis
Vjosa Osmani 07.06.26 zgjedhjet
09/06/2026 - 12:37
Linku u kopjua

Partitë parlamentare duhet të bëjnë kompromis për udhëheqjen e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe për presidentin pas zgjedhjeve të 7 qershorit, tha bartësja e listës zgjedhore të LDK-së, Vjosa Osmani.

Në një intervistë për CCN-in, ajo tha se mesazhi i qytetarëve në zgjedhje ishte se “nuk ka vend për politikë të llojit ‘show i një njeriu’”.

“Besoj se zëri i qytetarëve tani është edhe më i qartë: ata duan kompromis mes forcave politike. Nuk ka vend për “shfaqje të një njeriu të vetëm”. Kosova ka qenë gjithmonë model demokracie kur forcat politike janë bashkuar për interesat kombëtare. Shpresoj që ky mesazh të lexohet drejt nga të gjitha partitë politike. Në këtë moment kompromisi është i domosdoshëm jo vetëm për zgjedhjen e presidentit, por edhe për formimin e qeverisë dhe udhëheqjes së Kuvendit. Kompromisi nuk duhet parë si diçka negative; përkundrazi, është një nga vlerat më të rëndësishme në politikë. Të gjithë duhet të punojnë me njëri-tjetrin dhe ne jemi të gatshëm t’ia ofrojmë vendit tonë këtë kompromis për hir të qytetarëve”, ka thënë ajo, transmeton KosovaPress.

Osmani nënvizoi se LDK është e gatshme të ulet dhe të bisedojë me partitë e tjera politike për formimin e institucioneve të reja, derisa theksoi se nuk dëshirojnë bashkëpunim me Listën Serbe.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve kanë nxjerrë Vetëvendosjen sërish fituese të zgjedhjeve me 42.9 për qind apo 48 ulëse në Kuvend. Mirëpo kanë mbetur për t’u numëruar edhe rreth 130 mijë vota nga diaspora.

Sipas rezultateve preliminare, PDK ka dalë e dyta me 21.14 për qind apo 24 deputetë, e treta është LDK me 17.6 për qind apo 20 deputetë, ndërkaq AAK 7.16 për qind apo tetë deputetë. Ndërkaq 20 deputetë të tjerë iu takojnë komuniteteve jo shumicë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026