Osmani: Qendra e Ekselencës do të shërbejë për fuqizimin e grave për paqen dhe sigurinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
osmaniiiiiiiiiiiiiii-170924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Është lansuar Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Presidencës së Kosovës.

E para e vendit, Vjosa Osmani, tha se Kosova është pikë reference për fuqizimin e grave për paqe dhe siguri.

Funksionalizimin e kësaj qendre e mirëpriti edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Qendra e Ekselencës u funksionalizua sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024