Osmani publikon një faqe të dokumentit me të cilin aplikoi Kosova në BE
Lexohet për: 2 min.
Vjosa Osmani - Intervista KP (12 of 13)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një faqe të dokumentit me të cilin aplikoi Kosova sot në BE.

Osmani, në njoftimin e bërë në Twitter, ka shkruar se “ne zgjodhëm Evropën, sepse ne jemi Evropë!”

“Republika e Kosovës sot ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE, duke përmbushur ëndrrën dhe aspiratën e popullit tonë për të na parë si pjesë të familjes së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bashkëngjitur letrën e aplikimit, të nënshkruar nga vetë ajo, kryeministri Albin Kurti  dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

“Në emër të Republikës së Kosovës, në dakordim me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, bazuar në zotimin tonë për të respektuar dhe promovuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian, në frymën e zotimit të plotë dhe të paekuivok të BE-së për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor dhe në thirrjen për përshpejtimin e procesit të pranimit, kemi nderin që ta paraqesim aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëzuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025