Osmani priti në takim kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright
Lexohet për: 2 min.
1 (002)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, të cilën e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin për fillimin e suksesshëm të Programit Kompakt për Republikën e Kosovës.

Osmani ka theksuar dedikimin e institucioneve të Kosovës për këtë program, gjë që është reflektuar edhe në procesin e negocimit, nënshkrimit, si dhe ratifikimit në një kohë rekord nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.  

E para e vendit tonë ka theksuar se projekti do ta vendosë Kosovën në hartë si shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë për sa i përket investimeve në sektorin e energjisë.

Ajo vlerësoi se investimi në bateri do të ndikojnë në lehtësimin e tranzicionit energjetik dhe integrimit më të shpejtë të burimeve të ripërtërirë të energjisë në sistemin energjetik, përderisa, ngritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore e në veçanti të grave, do të ndikojë në krijimin e burimeve të nevojshme njerëzore për implementim të suksesshëm të projekteve inovative.

Presidentja Osmani ka potencuar mbështetjen e vazhdueshme për të gjitha institucionet relevante me qëllim të materializimit sa më shpejt të programit, gjë që përfundimisht do të ndikojë edhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

Osmani ka folur edhe për miqësinë e palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se programi  i ri me MCC-në do të shënojë një kapitull të ri që konfirmon edhe njëherë raportin e veçantë ne mes të dy vendeve tona.

Me këtë rast, presidentja Osmani i ka shprehur Albright mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për kontributin e nënës së saj, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, për lirinë e popullit tonë.

https://kosovapress.com/osmani-mirepret-miratimin-e-programit-kompakt-per-kosoven/
https://kosovapress.com/ambasadori-dugolli-per-miratimin-e-programit-kompakt-mirenjohes-ndaj-shba-se/
https://kosovapress.com/rizvanolli-programi-kompakt-mbi-200-milione-dollare-mbeshtet-sigurine-energjetike/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025