Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Pakistanit
Lexohet për: 1 min.
2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani, sot pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.

Me ambasadorin Junaid, siç u bë e ditur në komunikatë, Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

“Presidentja Osmani  falënderoi Pakistanin për mbështetjen e Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me ç`rast ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij në këtë drejtim. Në raport me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.”, u bë e ditur në komunikatë.

Osmani falënderoi ambasadorin Junaid për mbështetjen e parezervë që Pakistani i ka ofruar Kosovës përgjatë gjithë proceseve me rëndësi, nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025