Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës
Lexohet për: 1 min.
Osmani ambasadori belg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri të Belgjikës, Grégoire Cuvelier, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Osmani me këtë rast e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Cuvelier, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe  përkrahjen e rrugës evropiane për Kosovën.

Osmani falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit belg ndaj Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Cuvelier lidhur me situatën e sigurisë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia më 24 shtator në Republikën e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025