Osmani: Përkundër që ishim viktimë e gjenocidit, zgjodhëm dialogun si mënyrën e vetme për të ecur përpara
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në panelin e Forumit Diplomatik të Antalisë me temën “avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Osmani tha se përkundër që populli i Kosovës ka qenë viktimë e gjenocidit për shumë vite, viktimë e krimeve të luftës, që ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat ballkanike e që ka mijëra gra të dhunuara, Kosova sërish e ka zgjedhur dialogun si mënyrën e vetme për të ecur përpara.

“Përkundër gjithë kësaj dhimbje, ne kemi zgjedhur dialogun si mënyra e vetme përpara, kemi zgjedhur zgjidhje paqësore si e vetmja rrugë. Edhe nga përvoja ime personale, sepse më dukët që jam rritur bashkë me Kosovën si shtet, edhe nga përvoja ime personale dhe e secilit person në shtetin tonë, mund të mësojmë se sa e vështirë është të zgjedhësh paqen e diplomacinë në kohë lufte”, tha Osmani.

Osmani në Turqi për Forumin Diplomatik të Antalisë • KosovaPress

Osmani tha se në vitet e 90-ta, kur populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit serb, Kosova zgjodhi edhe Marrëveshjen e Rambujesë, për të cilën tha se një pjesë e madhe e saj nuk ishte ajo çfarë ishte kërkuar, por sipas saj, ishte një zgjidhje paqësore që do ta ndalte luftën “dhe u desh t’i themi ‘po’, sepse hapte rrugë për aleanca”. /Klan Kosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024