Osmani përkujton masakrën në Sllovi të Lipjanit 25 vjet më parë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar vrasjen e 45 shqiptarëve në masakrën e forcave okupatore serbe në Sllovi të Lipjanit 25 vjet më parë, duke thënë se sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë janë parakusht për paqe. 25-vjet më parë, më 15 e 16 prill 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë. Sikurse në të gjitha masakrat kudo në Kosovë, regjimi kriminal shpërfaqi barbarinë e tij, në përpjekje për shfarosje të shqiptarëve dhe spastrim etnik, tha Osmani.

Ajo shtoi se sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, janë parakusht për paqe të qëndrueshme, teksa kujtimi për viktimat është dëshmi e rrugës së vështirë drejt lirisë. “Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024