Osmani nis vizitën zyrtare në Iowa të ShBA-së
Lexohet për: 1 min.
vjosa-osmani-171023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka nisur vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Përveç takimit zyrtar me guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds, Presidentja Osmani do të ketë takim edhe me komandantin e  Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen E.Osborn.

Ndër të tjera, Osmani do të zhvillojë vizitë në Camp Dodge, kampin që ka një histori të pasur dhe që përdorët si një strukturë stërvitore për divizionet e ushtrisë amerikane.

Sipas një komunikate të Presidencës, në kuadër të vizitës në SHBA, Presidentja do të takohet me kryetaret e Des Moines, Norwalk, Fort Dodge, Council Bluffs, Johnston dhe Cedar Fallsit.

Gjatë vizitës, Osmani pritet të ketë një diskutim në Drake University dhe adresim në DMACC. Poashtu, Presidentja Osmani do të jetë folëse kryesore në ngjarjen e udhëhequr nga ambasadori Branstad, President i Fondacionit të World Food Prize, ku pritet ta dorëzoj edhe zyrtarisht çmimin e sivjetëm të World Food Prize.

Në fund të kësaj vizite Osmani do të ketë takim me mërgatën në ShBA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025