Osmani në takim me Mattarella: Na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit
Lexohet për: 1 min.
matarekla
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu gjatë vizitës në Itali është pritur nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral. Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook

https://kosovapress.com/osmani-takon-pape-franceskun-njohja-nga-vatikani-kontribuon-ne-avancimin-e-raporteve-shekullore/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024