Osmani në samitin më të madh të teknologjisë në botë: Kosova, shembull inspirues
Lexohet për: 1 min.
Osmani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në samitin më të madh të teknologjisë në botë, në Web Summit në Lisbonë.

Ajo me këtë rast ka deklaruar se sektori gjithnjë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, e pozicionon vendin tonë si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative.

“Fola për kontributin pozitiv që po e jep teknologjia në drejtim të avancimit të bashkëpunimit e komunikimit global, duke nxitur zgjidhje inovative në çdo sektorë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka theksuar se teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë.

“Duhet të jemi gjithnjë e më të angazhuar për të garantuar gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe etikën në çdo hap të këtij rrugëtimi transformativ”, u shpreh Osmani.

Osmani: Ka potencial të madh për thellimin e raporteve Kosovë-Portugali - KosovaPress

Osmani në Portugali takohet me homologun de Sousa - KosovaPress

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Portugali - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024