Osmani në PE: Ka ardhur koha që Kosova të bëjë hapa domethënës në rrugën drejt BE-së
Lexohet për: 2 min.
osmani-140623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj të sotëm në Parlamentin Evropian deklaroi se tani është koha për hapa domethënës të Kosovës për integrimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Osmani para eurodeputetëve nënvizoi nevojën që BE-ja të marrë vendime të guximshme në aspektin e integrimit dhe jo siç tha gjysmake. Ajo theksoi se Kosova qëndron krah aleatëve ndërkombëtar, derisa nënvizoi se Kosova ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë fqinjëve në Ballkanin Perëndimor. Në Strasbourg të Francës, Osmani iu adresua edhe serbëve në Kosovë, me ç’rast tha se Kosova është shtëpia e tyre, derisa përmendi edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Osmani deklaroi se përparimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të shërbejë si një katalizator për paqen dhe pajtimin në një rajon ku forcat keqdashëse, historikisht, mbjellin përçarje.

Përkiazi me këtë, ajo nënvizoi se Kosova qëndron e palëkundur në sundimin e ligjit.

Osmani shprehu mbështetjen edhe ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Presidentja Osmani para euro deputetëve rrëfeu historinë e Kosovës nëpërmjet fateve personale të: Vasfije Krasniqit, Fahrije Hotit, Blerta Bashollit, Egzon Sylës, Hana Qerimit dhe gazetares ukrainase, Liudmyla Makei, të cilët janë pjesë e delegacionit të presidentes në këtë adresim. 

Presidentja Vjosa Osmani e përfundoi fjalimin në Parlamentin Evropian, duke përmendur edhe veprimtarin e çështjes kombètare, Adem Demaçin, i cili kishte fituar çmimin Sahrov./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/osmani-jemi-afer-zgjidhjes-per-de-eskalimin-e-situates-ne-veri/
https://kosovapress.com/admin/metsola-mirepresim-perpjekjet-e-kosoves-per-te-qetesuar-tensionet-ne-veri/
https://kosovapress.com/admin/rel-be-pergatit-pako-sanksionesh-ndaj-kosoves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025