Osmani në Budapest kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Belgjikës Alexander De Croo në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në kryeqytetin hungarez Budapest.

Ajo me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për vendin tonë.

“Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Për gati një vit e gjysmë, Kosova vazhdon të mbetet e sanksionuar nga vendosja e masave të Bashkimit Evropian për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri.

Masat e BE-së përfshijnë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për MSA, mos ftesën në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, suspendimi i programimit të fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pati deklaruar se masat ndaj Kosovës janë duke vazhduar dhe se ato do të hiqen kur vendet anëtare të BE-së vendosin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024