Në shënimin e 14-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, krerë të institucioneve publike, partive politike, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë e delegacione nga e mbarë bota, kanë vlerësuar lartë rolin e këtij institucioni dhe Kushtetutës së vendit tonë.
Me aktivitete të ndryshme në shënimin e kësaj dite, është theksuar se praktika e saj gjyqësore është garanci e argument shtesë që Kosova e ka vendin mes shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.
Nimani duke folur për rolin e Gjykatës ndër vite, tha se Kushtetuesja ka shërbyer si një urë-lidhëse për të gjitha komunitetet pa dallim.
Nimani po ashtu tha se praktika gjyqësore e Gjykatës së Drejtësisë përkon me aspiratën kushtetuese për anëtarësim në BE.
Në fjalën e saj në 14 vjetorin e themelimit, ajo tha se Gjykata Kushtetuese sot qëndron dinjitoze mes Gjykatave Kushtetuese, anëtare të konferencës botërore të drejtësisë kushtetuese.
Ndërkaq, Nimani ka falënderuar edhe Gjykatën e Venecias dhe atë të BE-së për kontributin e dhënë.
Osmani është shprehur e lumtur që në ditët në vijim Kosova do të jetë nikoqire e diskutimeve në gjykatat e shteteve tjera.
Kurse, gjyqtari federal amerikan, John Tunheim, tha se ka qen privilegj i madh që ka qenë i përfshirë në zhvillimin e sistemit kaq të madhe të sistemit ligjoir të Kosovës.
Laurent Fabius, kryetar i Këshillit Kushtetues Francez, tha se duhet të mbizotërojë ligji dhe shteti i së drejtës.
Ceremonia përfundoi me një dokumentar që për pak minuta është përmbledhur puna e Gjykatës Kushtetuese gjatë 14 viteve.