Në 27 vjetorin e rënies heroike të tre heronjëve të parë të UÇK-së, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, me ç’rast tha se ata ishin nismëtar të lirisë dhe frymëzues të luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe se përmes trimërisë, guximit e sakrificës së tyre inspiruan me mijëra djem e vajza që të luftojnë për lirinë e Kosovës.
Në këtë përvjetor të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahi dhe Edmond Hoxha, Osmani potencoi se këta të fundit ndërtuan themelet e forta për shtetin e pavrur dhe sovran që është sot.
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta./Z.Zeneli/