Osmani nderohet në Gjermani me çmimin Sanssouci Colloquium
Lajme
Lexohet për: 2 min.
d
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani për ta pranuar çmimin e forumit ndërkombëtar M100 Sanssouci Colloquium, i cili mbahet një herë në vit qe nga 2005 në Potsdam.

Nominimi i Osmanit është bërë nga juria e Forumit dhe është liderja e parë nga Ballkani që nderohet me këtë çmim për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave.

Laudation për presidenten Osmani do ta mbajë Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë.

Ky çmimi u jepet personaliteteve që janë të përkushtuara për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit,  të drejtave të njeriut dhe vlerave evropiane.

Laureat i këtij çmimi është edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, teksa në garë për këtë titull kanë qenë edhe personalitete të ndryshme evropiane, përfshirë presidentë dhe kryeministra.

Ky forum ndërkombëtar udhëhiqet nga kryebashkiaku i qytetit të Potsdam-it Mike Schubert.

Ndryshe, deri më tash me këtë çmim janë nderuar edhe Hans-Dietrich Genscher, Bernard Kouchner, Mario Draghi, Vitali Klitschko, Alexei Nawalny, populli ukrainas dhe Lëvizja për Lirinë e Jetës së Grave Iraniane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024