Osmani mirëpret rezolutën e PE-së për Kosovën
Lexohet për: 2 min.
Presidentja-Vjosa-Osmani-040422-4-of-17-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian, që i ka dhënë mbështetje aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Ajo ka potencuar se njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore.

Osmani është shprehur se e rëndësishmja është që BE ka njohur rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë.

Osmani ka shpërndarë disa paragraf të raportit në Twitter, ku kërkohet që dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Po ashtu, aty theksohet se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, si dhe i bëhet thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën.

Ndryshe, dje në Strasbourg është miratuar amendamenti që mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe amendamenti që bën thirrje që 5 shtetet anëtare, të cilat nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë dhe theksohet "nevoja urgjente që procesi i dialogut Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga BE-ja të intensifikohet me objektivin e normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e njohjes reciproke”.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1616010682079784961?t=yH6Sk1s9RjcYsVv7LtebnQ&s=07&fbclid=IwAR0F7OzY-pMDDbQwPa3vtVO6TTkOqmKf122TUqrKX1Kn3uhn7Ua_BRyXch4
https://kosovapress.com/parlamenti-evropian-mbeshtet-te-ardhmen-e-ballkanit-perendimor-ne-be-i-kerkon-serbise-bashkerendim-me-cfsp-ne/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024