Osmani: Jemi të zhgënjyer me trajtimin e Kosovës nga disa shtete anëtare të BE-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar sot Bashkimin Evropën për qasje jo të duhur ndaj Kosovës, duke mos hequr sanksionet dhe duke mos u trajtuar seriozisht kërkesa e saj për aplikim për hyrje në familjen e madhe evropiane.
Ajo pas arritjes në Bruksel për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor ka theksuar se ka tendenca nga disa vende anëtare për të dobësuar Kosovën.
E para e vendit ka theksuar se Kosova ka përafruar politikat e saja me ato të Bashkimit Evropian, masat ndëshkuese duhet hequr dhe po ashtu Kosova duhet të merr statusin e vendit kandidat.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë po ndodh shkaku i mungesës së vullnetit politik të disa shteteve të saja anëtare, teksa ka kritikuar hapjen e grupit tre me Serbinë ndonëse kjo e fundit po zhvillon politika agresioni ndaj Kosovës dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë.
Ndryshe, të pranishëm në samit nga Ballkani do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, kryesuesja e Presidencës së BeH Zhelka Cvijanoviq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në samit nga BE-ja janë shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, presidenti i Këshillit Evropian Antonia Costa, kreu i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe ajo e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.