Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, krahas presidentëve të rajonit, sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Jakov Milatoviq.
Presidentja Osmani ka uruar homologun Milatoviq për detyrën dhe ka potencuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta demokratike, besimin e ndërsjellë dhe historinë e lidhjeve të fuqishme të popujve dhe shteteve.Osmani: Me Milatoviq do të diskutojmë se si Mali Zi të respektoj dhe avancojë të drejtat e shqiptarëve
Video
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq bëri sot betimin në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën e presidentit. Ai tha se procesi i Berlinit për vendin e tij mbetet ura kryesore ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit, por gjithashtu mund të edhe nismat ekonomike rajonale. Millatoviq shtoi se anëtarësimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian është prioritet i të gjitha prioriteteve dhe se afrimi i rajonit tonë drejt BE-së, është ilaçi më i mirë kundër rishpikjes së politikave destruktive të së shkuarës.
Millatoviq e bëri betimin në inaugurim para deputetëve dhe mysafirëve të shumtë. Në mesin e të ftuarve janë liderët e vendeve të rajonit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq. Në inaugurim po ashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të autoriteteve ekzekutive dhe gjyqësore dhe të trupit diplomatik në Mal të Zi, si dhe ish-presidentë të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit. Aty u panë edhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Stuart Peach.