Osmani: Ligji i ri sjellë reformë në sistemin sportiv të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
daulina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Para qytetarëve sot është prezantuar drafti i projektligjit të ri për sport nga përfaqësues të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport ku ishte i pranishëm ministri Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.

Kjo e fundit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ligji i ri për sportin parasheh reformim të sistemit sportiv në Kosovë, me qëllim të përmbushjes së nevojave aktuale të komunitetit të gjerë sportiv për zhvillimin e mëtejmë të sportit në Kosovë.

“Pas 20 vitesh, Kosova po bëhet me ligj të ri të sportit. Para qytetarëve dhe komunitetit sportiv u prezantua drafti i këtij projektligji përmes së cilit po parashihet reformimi i sistemit sportiv në vend, kjo me qëllim të përmbushjes së nevojave aktuale të komunitetit të gjerë sportiv për zhvillimin e mëtejmë të sportit në Kosovë. Gjatë takimit, të pranishmit shpalosën komentet e tyre për projektligjin, e të cilat grupi punues do ti adresojë gjatë ditëve në vazhdim.”, ka shkruar Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025