Osmani-Lajçakut: Disa dispozita të draftit të Asociacionit mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për procesin e Brukselit.

Shefja e shtetit ka kërkua nga diplomati evropian heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, të cilin i ka cilësuar si të padrejta.

“Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Në takim e para e shtetit ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për disa dispozita të Asociacionit, te cilat, sipas saj, mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë.

“Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Presidentja ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa poa shtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024