Osmani kujton Zymberin: Policia, mbrojtëse e palëkundur e kufijve nga agresioni i Serbisë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi sot heroin Enver Zymberi në 12-vjetorin e rënies.

Osmani potencoi se Zymberi ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit.

“Dymbëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Sot e nderojmë guximin dhe sakrificën e heroit.  Atij, sikurse edhe të gjithë policëve të rënë në detyrë u përkulemi për kontributin e çmuar për sigurinë tonë në çdo cep të vendit.”, u shpreh Osmani.

Ajo potencoi se policët duhet të respektohen, vlerësohen dhe mbështeten për punën e tyre.

“Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre.”, shtoi ajo.

Polici Enver Zymberi ka vdekur më 26 korrik të vitit 2011 si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/kurti-perkujton-enver-zymberin-kerkon-drejtesi-per-vrasjen-e-tij/



Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024