Osmani kujton 25-vjetorin e masakrës në tregun e gjelbër në Mitrovicë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në tregun e gjelbër në Mitrovicë, ku u vranë shtatë civilë të pafajshëm, nga mosha 5 deri në 65-vjeç nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.

Në këtë akt makabër u plagosën 128 persona në mesin e të cilëve fëmijë, gra, pleq e të rinj.

​25 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës • KosovaPress

“Kjo masakër është një nga dëshmitë më autentike të brutalitetit të një regjimi kriminal, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve. Sot, nderojmë kujtimin për të vrarët e asaj dite, ndërkohë që angazhimi ynë për vendosjen e drejtësisë mbetet i vazhdueshëm. Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë”, shkroi Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025