Osmani: Kosova simbol i dinjitetit dhe i një sakrifice të pashembullt për liri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
osmani
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës.

Qytetarë të shumët ishin mbledhur për të parë nga afër parakalimin e ushtarëve dhe policëve të Kosovës.

E komandantja supreme, Vjosa Osmani para se të nis parakalimi i tyre tha se Kosova është sot këtu sepse luftoi dhe sakrifikoi.

“Ne jemi këtu sepse qëndruam dhe rezistuam, ne jemi sot këtu sepse luftuam sepse sakrifikuam, sepse nuk u përkulëm kurrë para dhunës, para padrejtësisë edhe para mizorive. Ne jemi këtu sot sepse ia dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë. E fal ushtrisë dhe policisë që sot parakalojnë para qytetarëve të Kosovës arritëm ta mbrojmë edhe çdo pëllëmbë të shtetit tonë. Në këtë ditë të madhe të historinë tonë, në këtë 17 vjetor të pavarësisë së Republikës qëndrojmë krenar para flamurit tonë të dashur nën qiellin e lirë të atdheut tonë”, tha ajo.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se në themelet e Kosovës qëndron një rrugëtim i gjatë i nisur me vizion nga presidenti, Ibrahim Rugova.

Ajo nderoi dhe kujtoji edhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantin legjendar, Adem Jashari.

Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës u shpreh se FSK dhe Policia e Kosovës janë të gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës kurdoherë.

Presidentja, Osmani shprehu mirënjohje edhe për miqtë e Kosovës dhe ndihmën e tyre për krijimin e shtetit të Kosovës.

Ajo theksoi se pavarësisht dallimeve e sfidave do të vazhdojnë të jenë të bashkuar për atdheun.

17 vite më parë, në një seancë të Kuvendit të Kosovës u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në seancën historike morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, të cilët e nënshkruan edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët serb.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025