Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë do të jetë fitore edhe e Evropës.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se fitorja e Ukrainës është fitore edhe ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit.
“Është fitore e lirisë. Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka shkruar Osmani, e cila sot në Tiranë mori pjesë në samitin "Ukrainë – Evropa Juglindore”.
Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës • KosovaPress
Osmani pritet në Tiranë nga Rama e Zelensky • KosovaPress
Ndryshe, pjesëmarrësit e samitit kanë dalë me deklaratë të përbashkët. Në këtë deklaratë thuhet se agresioni ushtarak i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe përsëritet mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur që nga viti 1991.