Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë në koordinim me NATO-n për gjithë territori në Kosovës dhe se nuk diskutohet pjesë specifike siç është veriu i vendit. Ajo ka thënë se Kosova është e pandashme dhe sipas saj, koordinimi me aleancën më të madhe ushtarake duhet të shihet si diçka pozitive.
Në shënimin e Ditës së Forcës në “Kazermën Adem Jashari”, ajo ka thënë para gazetarëve se Kosova e ka vendin në NATO dhe se janë në bisedime me katër shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën në mënyrë që të njëjtat të mos e pengojën Kosovën drejt anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, që është parakusht për hyrje në NATO.
Këto deklarata, komandantja supreme i ka bërë kur është pyetur për dokumentin i cili thotë se FSK nuk mund të operojë në veri pa koordinim me KFOR-in.
“Dokumentet të cilat kanë të bëjnë me pjesë të caktuara të territorit kanë fuqi atëherë kur ratifikohen në Kuvend, pra ne nuk kemi çka flasim për shfuqizime, dakordimi që ne si institucione aktuale e kemi me NATO-n është që koordinimi ynë me NATO-n është për gjithë territorin e Kosovës dhe ne nuk diskutojmë për zgjidhje specifike, për pjesë specifike, vetëm për tërë territorin të pandashëm dhe të pacenueshëm dhe atë koordinim e bëjmë si për Istog, si për Prizren, si për Gjilan si për Mitrovicë si për çdo pjesë të Republikës së Kosovës sepse ne e vlerësojmë roli ne NATO-s. NATO ka një rol të jashtëzakonshëm historik edhe në vitin 1999 por edhe në arritjen ku jemi sot, edhe në përgatitjen e shumta në raport me FSK0në kështu që nuk duhet ta shohim si diçka negative koordinimin me NATO-n, por vetëm pozitive sepse koordinimi ynë me partneret vetëm gjëra pozitive i ka sjell vendit tonë”, ka thënë presidentja Osmani.
Osmani vizitoi nga afër automjetet e armët e ushtrisë, e shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
“Dua të ju uroj të gjithë ushtarëve, gjithë qytetarëve të Kosovës ditën e Forcës së i Sigurisë së Kosovës dhe festat e nëntorit. Faleminderit juve dhe gjithë qytetarëve që ishin sot për vizitë në repartet ushtarake”, tha komandant Jashari.