Osmani kërkon mbështetjen e Sllovenisë për anëtarësimin e Kosovës në BE e NATO
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim emisarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anzhej Frangesh, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë, si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Slloveni.

Osmani ritheksoi se Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në këtë frymë, presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim në BE, NATO, sikurse edhe në organizata ndërkombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024