Osmani kërkon dënim maksimal për vrasësin e 21-vjeçares në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dënuar ashpër vrasjen e 21-vjeçares sot në Ferizaj, duke kërkuar dënim maksimal për autorin e këtij krimi makabër. Duke e quajtur vrasjen si femicid, e para e vendit ka thënë se kjo tregon se vrasësit mizor ia kanë mësyrë të shkatërrojnë jo vetëm jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë dhe si të tillë ata mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohen si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm. “Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë. Ngushëllime të sinqerta familjes,” ka shkruar Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025