Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Uashington me rastin e Samitit të NATO-s, pati mundësinë të bisedojë me aleatët tonë për çështje të rëndësishme.
Në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosova, Osmani u shpreh se ajo nuk bisedon me partnerët kryesorë të Kosovës vetëm për dialogun me Serbinë, pasi kjo nuk bie në interes me vendin tonë, pasi që Kosova duhet të bëjë edhe hapa të tjerë të rëndësishëm.
Ndër të tjera, presidentja Osmani u shpreh se Kosova duhet të jep mesazhin, se pavarësisht se çfarë do të bëjë dhe bën Serbia, ne mbesim shtet i pavarur e sovran dhe të tillë do të mbetemi përherë.
“Duhet ta japim mesazhin se pavarësisht se çfarë bën Serbia, Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i tillë do të mbetet përherë. Nëse Serbia vazhdon me kundërshtim, me akte agresive, ne duhet ta ndërtojmë marrëdhënien me shtetet mike në aso mënyre që Kosova pranon koncesione, të kemi garancione të qarta të sigurisë, përkrahje të fuqishme për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtarë kur Rusia nuk ka veto dhe të riaktualizohet fushata e njohjeve”. tha e para e vendit.
“Ka qenë kërkesë personale e Biden, që shtetet anëtare të NATO-s, ta rrisin përkushtimin në raport me misionin e NATO-s në Kosovë, në mënyrë që të mbrohet paqja, siguria dhe demokracia. Ua siguroj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi e kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për ta mbrojtur Republikën e Kosovës në kufijtë e saj aktual”, ka theksuar Osmani.
Osmani është shprehur se homologu i saj francez Emmanuel Macron gjatë bisedës në Uashington, kishte një qasje pozitive dhe përkrahëse për Kosovën, por sipassaj, ka ende nevojë për bisedime që të gjendet rruga më e mirë përpara.