Osmani iu dhuron abetare nxënësve të shkollave shqipe në Nju Jork
Lajme
Lexohet për: 1 min.
gewew
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas vizitës në shoqatën “Vatra” në SHBA, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim sot me nxënës e mësimdhënës të shkollave shqipe në Nju Jork.

Ajo me këtë rast nxënësve shqiptarë iu ka dhuruar abetare, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe.

“Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në Nju Jork, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore. Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaren tonë, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, presidentja Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024