Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorët e Kosovës janë dëshmi e luftës së drejt dhe riafirmimit të së vërtetës se në vitet e 90-ta, Kosova ishte viktimë e agresionit serb, kurse, Serbia ishte agresore.
Osmani në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, tha se 25 vjet më parë fshatrat, Vërboc, Shtuticë, Dashec, Baks e Gllobar u ndodhën në egërsinë e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një ofensivë që kishte të vetmen qëllim, shfarosjen dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Kurse, banorëve të këtyre fshatrave në mbrojtje iu vu Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me heroin Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët me trimëri e guxim rezistuan deri në flijim.
“Ata janë dëshsmi e luftës tonë të drejt dhe riafirmimit të së vërtetës sonë se në vitet e 90, Kosova ishte viktimë e agresionit serb, kurse, Serbia ishte agresore. Do ta themi dhe mbrojmë gjithnjë këtë të vërtet dhe do të punojmë fort dhe drejtësia të vihet në vend. Heroi Ilaz Kodra dhe dëshmorët e tjerë të UÇK-së, do të vazhdojnë të jenë jo vetëm udhërrëfyes por edhe frymëzues se si duhet dhe mbrohet atdheu“, tha ajo. Për Ilaz Kodrën dhe315 dëshmoreve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, kanë folur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti.