Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media lidhur me Marrëveshjen e Ohrit të arritur një vit më parë mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Osmani tha se është e ditur që Serbia i ka shkelur të gjitha rregullat e kësaj marrëveshje. Osmani ka kërkuar që të ketë marrëveshje të barabartë si për Kosovë ashtu edhe për Serbinë, e jo që për Kosovën të mendohet më vonë.

Këto komente Osmani i bëri pas takimit me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ndërkaq, Osmani e pyetur për çështjen e dinarit, ajo tha kjo çështje urgjent duhet të arrihet dhe është e mirëseardhur që nesër në Bruksel të përfundojë.

Po ashtu, presidentja Osmani ka komentuar qasjen e qeverisë me partnerët ndërkombëtarë. Ajo tha se  punët e mëdha Kosova duhet t'i bëjë bashkë me aleatët ndërkombëtarë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024