Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalisë ka takuar edhe homologun e saj turk Recep Tayyip Erdogan.

Ajo me këtë rast ka falënderuar kreun e shtetit turk për miqësinë, përkushtimin dhe mbështetjen e treguar ndaj Kosovës.

“Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani në Antalia: Serbia dorë e zgjatur e Rusisë • KosovaPress

Ndryshe, Osmani në Forumin Diplomatik të Antalisë ka akuzuar Serbinë se është bërë e dorë e zgjatur e Rusisë për destabilizimin e rajonit.

“Përtej faktit që jemi fqinjë me Serbinë, që fatkeqësisht jo vetëm tash së voni, por për një kohë të gjatë, është bërë një dorë e zgjatur e Rusisë në përpjekje për të destabilizuar rajonin. Historikisht Rusia është përpjekur të gjejë terren ku do të mund të zgjeronin konfliktin. Gjithmonë e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një prej këtyre tokave pjellore për konflikt. Kemi pasur krizë pas krize në rajon për shkak se interesi rus ka qenë që ta kthejë rajonin tonë në të 90-at kur ka pasur luftëra e konflikte”, ka thënë ndër tjera Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025