Osmani: Epopeja e Dukagjinit, një nga ngjarjet më heroike të luftës për lirinë e vendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Osmani ka kujtuar dëshmorët e rënë më 24 mars të vitit 1998.
“Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit. Më 24 mars 1998 forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë sulmuan Gllogjanin, teksa familja Haradinaj me qëndresën heroike tregoi se liria ishte e panegociueshme. Dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj në këtë ditë ranë në altarin e lirisë, ndaj sot e përherë i kujtojmë me respekt, sikurse edhe të gjithë ata që luftuan dhe që përmbushën ëndrrën e brezave për shtet”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes.
Presidentja e vendit ka shkruar se Epopeja e Dukagjinit u zhvillua në të njëjtën ditë kur nisën bombardimet e NATO-s kundër caqeve të regjimit gjenocidal të Serbisë.
Andaj sipas saj, ajo paraqet fillet e lirisë, vulën e së cilës ia dhanë veprimet ushtarake të NATO-s.