Osmani dridh Vuçiqin në samit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është ndjerë në siklet nga fjalimi i presidentes Vjosa Osmani në Samitin Evropë-Juglindore në Dubrovnik.
Osmani gjatë fjalimit të saj ka përmendur gjenocidin që e shkaktoi Sllobodan Millosheviq ndaj shqiptarëve të Kosovës.
”Shumë prej nesh rreth kësaj tryeze e kujtojnë se si, në fillim të viteve nëntëdhjetë, pavarësisht luftërave të zhvilluara kundër Kroacisë dhe Sllovenisë, Millosheviçi ende quhej ‘paqe-bërës’ ose ‘njeriu pa të cilin paqja është e pamundur’”, tregojnë burimet për Klan Kosova të ketë deklaruar Osmani.
Ajo ka theksuar se ishte pikërisht kjo qasje pajtuese ndaj agresorit që çoi në luftëra më të tmerrshme, fillimisht në Bosnje dhe më pas në Kosovë.
”Në fund, pajtimi me një autokrat u pagua me gjakun e mbi njëqind mijë civilëve të pafajshëm. Megjithatë, edhe 25 vjet pas paqes në Ballkan, e arritur përmes ndërhyrjes së NATO-s, shohim forca të errëta nga e kaluara, të cilat duan të ndjekin modelet ruse të aneksimit, propagandës, dezinformimit dhe destabilizimit. Nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, sepse në fund të fundit duke luftuar për një Ukrainë të lirë, ne po luftojmë gjithashtu për paqen tonë dhe lirinë. Ne po luftojmë për një Evropë të lirë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shprehur këmbënguljen e Kosovës për t’u rreshtuar krah NATO-s, për ta sanksionuar Rusinë, “gjë e cila ka shkaktuar tensione në disponimin e Aleksandar Vuçiq”, sipas KlanKosova.
Osmani i ka konfirmuar presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky mbështetjen e vendit tonë, duke i theksuar faktin se populli i Kosovës me historinë e tij të dhimbshme, shtyn që të zgjasë dorën e ndihmës. Burime brenda Samitit, tregojnë se nga ky qëndrim i presidentes Osmani, kishte ankesa e reagime të shumta.