Osmani dënon kërcënimet ndaj policëve serbë: Vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale
Lexohet për: 3 min.
0 Vjosa Osmani 2022 (9)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se serbët po kërcënojnë policët e ri në Policinë e Kosovës e që janë bashkëkombës të tyre.

Duke dënuar kërcënimet e tilla, Osmani ka thënë se të njëjtat vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale.

“Dënoj kërcënimet ndaj oficerëve të PK-së nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

KosovaPress të martën ka raportuar për kërcënime në kanalin rus telegram.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bfillojne-kercenimet-ndaj-policeve-serbe-qe-sapo-kane-filluar-sherbimin-ne-policine-e-kosoves/

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar mbrëmë në Tëitter se zyrtarët nga komunitetet joshumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit.

“I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.

Veton Elshani zëvendëskomandant i PK për Rajonin e Veriut  ka bërë të ditur policët e rinj serbë në PK janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe komunat veriore – Mitrovica, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

“46 nga oficerët janë serbë, 17 boshnjakë, 8 romë, ashkalinj dhe egjiptianë dhe 3 turq. Të hënën kanë filluar. Tashmë përmes punës praktike aftësohen shtesë për të punuar në patrulla dhe detyra të tjera të nevojshme. Ata do të trajnohen në faza të ndryshme”, ka thënë Elshani për KosovaPress.  

https://kosovapress.com/admin/shefi-i-eulex-it-reagon-pas-kercenimeve-ndaj-policeve-te-rinj-serb/

Publikimi e emrave të policëve të rijnë serb është bërë nga kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram, të cilat në mbrëmje i dënoi edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

https://kosovapress.com/admin/rohde-te-ndalet-fushata-frikesuese-ndaj-policeve-serbe/

Ndërsa deri më tani kanë reaguar edhe personalitete tjera, përfshirë ambasadorin gjerman Joern Rohde.

https://kosovapress.com/admin/serbet-mirepresin-punen-e-policeve-te-rinj-te-ketij-komuniteti-ne-komunat-veriore/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024