Osmani bisedë telefonike me homologun izraelit: Të përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin
Lexohet për: 2 min.
osmani-herzog
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenca bëri të ditur se presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtësore me presidentin e zraelit, Isaac Herzog si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve mike.

Në këtë bisedë telefonike në mes të krerëve të dy shteteve, Osmani dhe Herzog kanë biseduar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësinë e thellimit të tyre.

“Presidentja Osmani dhe presidenti Herzog, diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, presidentja Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Presidenti Herzog -vijon komunikata- e falënderoi përzemërsisht presidenten Osmani për mbështetjen e Kosovës ndaj Izraelit, dhe e ftoi presidenten Osmani për vizitë zyrtare në Izrael. Ai po ashtu shfrytëzoi rastin që t’ia urojë muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë, festën e Pashkëve besimtarëve të krishterë, si dhe festën e "Passover", besimtarëve hebre.

Në fund, presidentja Osmani ka dërguar urimet më të mira për gjithë popullin e shtetit të Izraelit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025