Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë bosht i veprimeve që merr Kosova.
E para e vendit, pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se suksesi i dialogut me Serbinë varet nga qasja parimore dhe e barabartë e Bashkimit Evropian ndaj palëve. Krahas kësaj, Osmani theksoi se zbatimi i qëndrueshëm dhe efikas i Rregullores së BQK-së është i mundshëm vetëm në bashkëpunim me aleatë, derisa kërkoi nga Serbia t’i ekstradojë në Kosovë të gjithë terroristët që ishin pjesë e sulmit në Banjskë.
Ajo theksoi nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, në mënyrë që mos të ketë qasje selektive vetëm ndaj neneve të caktuara të saj.
Duke folur për rregulloren e BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë, Osmani tha se zbatimi i qëndrueshëm dhe efikas i saj është i mundshëm në bashkëpunim me aleatë.
Osmani foli edhe për procesin e largimit të kryetarëve në katër komunat veriore, ku tha se ky proces po shkon sipas afateve të parapara./E.Zeqiri/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...