Osmani: Bandat kriminale serbe ende të lira, mos ndëshkimi i tyre është mesazh i keq
Lexohet për: 2 min.
1
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një takimi sot me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, tha se bandat kriminale serbe që sulmuan misionin e NATO-s në muajin maj, fatkeqësisht janë ende të lirë dhe mos ndëshkimi i tyre është mesazh i keq dhe inkurajim për Serbinë që të sulmojë serish.

E para e vendit falënderoi KFOR-in për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj force si reagues i tretë, për të garantuar siguri në Kosovë, si dhe shprehu mirënjohje për shtimin e trupave që po mbështesin institucionet vendore në patrullim të kufirit me Serbinë, në veçanti pas aktit të agresionit serb më 24 shtator në Banjska. 

Osmani ka potencuar rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, si dhe koordinimit me të gjitha institucionet e sigurisë në vend, në të mirë të stabilitetit e sigurisë për të gjithë qytetarët pavarësisht etnisë.

Ajo po ashtu u informua rreth gjendjes së ushtarëve të forcës shumëkombëshe të lënduar në veri të Kosovës në maj.

Presidentja Osmani shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me forcat aleate, do të frenojnë çdo sulm të mundshëm të Serbisë, duke ruajtur kështu paqen e stabilitetin në vend dhe në rajon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025