Osmani: Askush nuk jemi mbi Kushtetutën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Askush nuk jemi mbi Kushtetutën”, tha Osmani gjatë fjalimit të saj në konferencën ndërkombëtare me temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, të organizuar të enjten në Prishtinë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ajo theksoi se një forum i tillë kontrbuon në thellimin e bashkëpunimit të gjykatave drejtë standardeve më të larta në respektim të Kushtetutës.

Sipas presidentes, Kosova përgjatë 16 vjetëve si shtet i pavarur ka dhënë një shembull "jashtëzakonisht të mirë të sundimit të ligjit".

Ajo theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguar kulturë të lartë institucionale në respektimin e vendimeve kushtetuese sipas saj edhe në rastet kur nuk iu kanë pëlqyer.

Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë dhe Shqipërisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

Në hapje të këtij takimi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani u shpreh se për këtë institucion është esenciale anëtarësimi i barabartë në Asociacionin Frankofon të Gjykatave Kushtetuese.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025