Osimhen humb sfidën ndaj Milanit
Lexohet për: 1 min.
Osimhen
1 vit më parë
Linku u kopjua

Çerekfinalja tjetër e Ligës së Kampionëve që pritet të jetë shumë interesante, është ajo ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Të dy skuadrat italiane do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale dhe shfaqja e parë do të zhvillohet të mërkurën në “San Siro”, sfidë në të cilën Napoli do të futet pa sulmuesin kryesor të skuadrës, Viuctor Osimhen, transmeton KosovaPress.

Ky lajm është dhënë nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i cili ka thënë:

"Osimhen nuk është në gjendje të luajë në Milano, për fat të keq. Shpresojmë ta rikthejmë më së voni deri në datën 18 prill”.

Numri një napolitan, siç raporton “Repubblica”, do t'i kishte thënë këto fjali për disa tifozë të Napolit që takoi në Ischia.

Qendërsulmuesi i Napolit me siguri do të udhëtojë për në Milano, por ai nuk mund të përdoret nga Luciano Spalletti, i cili po mendon për zgjidhje të tjera .

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024