OSBE shpreson që zgjedhjet në Maqedoni të mbahen sipas standardeve
Lexohet për: 2 min.
Samharadze
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Koordinatori i posaçëm i OSBE-së, Nikoloz Samharadze dhe shefja e misionit të Asamblesë Parlamentare këtij misioni Karina Odebrik vizituan sot vendvotimet në shkollën fillore "Kiro Gligorov" në Kapishtec në Shkup. Ata me këtë rast thanë se po vëzhgojnë procesin zgjedhor në çdo qytet të madh të Maqedonisë së Veriut. Samharadze pas vizitës ka theksuar se gjatë vëzhgimit do të tentojnë të regjistrojnë nëse votimi po zhvillohet në pajtim me standardet e OSBE-së. Ai potencoi po ashtu se aktivitetet e tyre janë në kuadër të misionit të përbashkët të Asamblesë parlamentare të OSBE/ODIHR-së dhe Këshillit të Evropës. Në anën tjetër, shefja e misionit të AP të OSBE-së Karina Obderik ka informuar se kanë mbi 300 vëzhgues, ndërsa nga asambleja parlamentare 56 vëzhgues nga 25 vende.

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhje të dyfishta. Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues. Diferenca në numrin e votuesve është 1033 dhe kjo është për shkak të votuesve që kanë mbushur 18 vjet. Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00. Në këto zgjedhje do të jenë mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj dhe rreth 80 gazetarë të huaj. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të votohet për dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve. /E.Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025