Osmani përgëzon karateistet kosovare: Jeni yjet e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
Karatesitet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shtete të mëdha botërore si Anglia, Zvicra, Franca e Kazakistani iu nënshtruan Kosovës në Kampionatin Botëror të karatesë, duke bërë që Kosova ta fitojë vendin e tretë në botë në kategorinë e vajzave, medalje kjo e para në historinë e Kosovës në nivel të ekipeve.

Karateistet Fortesa Orana, Vlora Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gërvalla, i siguruan Kosovës këtë medalje historike për të cilën ndihen tejet krenare.

Për këtë arritje, karateistet kosovare janë pritur sot nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se ato janë yjet e Kosovës.

“Triumfi në kampionatin botëror në Budapest shpërfaqë shpirtin luftarak të karateisteve tona. Medalistet e bronzta të Kosovës janë yjet e Kosovës, që po e rrisin shkëlqimin çdo ditë e më shumë”, ka thënë Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024