Orkestra e fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” arriti sukses të madh duke fituar vendin e parë dhe çmimin kryesor në festivalin ndërkombëtar “Spring Symphonies 2026” në Spanjë.
Drejtoresha e shkollës së muzikës “Amadeus”, institucionit që është strumbullari i kësaj orkestre, Hana Petrovci Fetahu, tha për KosovaPress se momenti i triumfit ishte emocional për të gjithë ekipin e madh.
Sipas saj, orkestra Amadeus u dallua nga të tjerat për nga përgatitja e lartë dhe programi serioz i interpretuar në mënyrë shumë profesionale nga nxënësit.
“Ajo që besoj shumë që na ka dalluar dhe na ka kualifikuar për këtë shpërblim është përbërja e orkestrës, formacioni i cili ne kemi qenë. Ne kemi qenë gati formacion simfonik i orkestrës; na mungojnë vetëm disa instrumente për ta kompletuar këtë orkestër dhe për ta shndërruar në orkestër simfonike. Përveç formacionit, na ka dalluar edhe programi tejet serioz që orkestra Amadeus e ka interpretuar në këto gara. Ne kemi interpretuar program shumë serioz të kompozitorëve botërorë, përveç asaj e kanë interpretuar nxënësit në një mënyrë jashtëzakonisht të mirë në aspektin teknik dhe në aspektin dinamik dhe ritmik dhe në çdo aspekt tjetër artistik. Sinqerisht kemi qenë jashtëzakonisht të përgatitur, prandaj mendoj që kjo e ka bërë diferencën dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi kualifikuar dhe jemi shpërblyer me çmimin kryesor Grand Prix dhe vendin e parë në këtë festival garues.”tha Petrovci:Fetahu“Një rol të madh dhe të pazëvendësueshëm e kanë nxënësit që janë pjesë e kësaj orkestre të moshave të reja 10 deri në 17 vjeç. Duhet patjetër me cek çdo herë, sepse përkushtimi i këtyre nxënësve dhe puna që ata e kanë bërë në shtëpi dhe pastaj ardhja e tyre të përgatitur në prova ka bërë që ata të përparojnë shumë dhe të veprojnë në nivelin të cilin e ka kërkuar dirigjenti. Pas Spanjës, orkestra tashmë për këtë vit 2026 i ka dy pjesëmarrje, dy përfaqësime të Kosovës. I pari ka qenë ky i Spanjës që sapo përfundoi, dhe tash e kemi në agjendë pjesëmarrjen në festivalin garues në Pragë të Çekisë, i cili mbahet në mes të korrikut të këtij viti 2026. Të punosh me nxënës të këtyre moshave nga 10 deri në 17 vjeç paraqet një sfidë në vete. Të punosh me një grup moshe të tillë, të cilët luajnë në instrumente të ndryshme muzikore dhe me nivele të ndryshme të shkollimit muzikor në të cilin ata janë, është sfidë në vete”, tha ajo.
Por, kush e përbën orkestrën “Amadeus” ?